Smithi që ndiqte Thaçin në Hagë e nis seriozisht punën kundër Donald Trumpit, lëshon fletëthirrje në disa shtete

Lajme

Smithi që ndiqte Thaçin në Hagë e nis seriozisht punën kundër Donald Trumpit, lëshon fletëthirrje në disa shtete

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:35
Jack Smith

Ish kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, tashmë ka nisur të bëjë bujën e tij edhe në politikën amerikane në hetimet ndaj ish presidentit Donald Trump.

Së fundi, në cilësinë e këshilltarit special ai ka lëshuar fletëthirrjet e para për zyrtarët lokalë në shtetet kyçe të garës presidenciale për çfarëdo komunikimi që përfshin presidentin Donald Trump, fushatën e tij apo edhe këshilltarët dhe partnerët që e kishin ndihmuar në përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020.

Fletëthirrjet ishin lëshuar ehde për zyrtarët kryesorë në Michigan, Wisconsin, Arizonë dhe Pensilvani.

Ekzistencën e këtyre fletëthirrjeve e raportoi së pari The Washington Post.

Ky veprim është një indikacion që Smithi po provon të faktojë që disa individë kishin nënshkruar dokumente në të cilat pretendonin se ishin elektorët e drejtë të shteteve të tyre për të dhënë më psa vlerësimin se Trumpi ishte fitues edhe pse Bideni në fakt kishte fituar.Bruce Marks, një prej avokatëve të Trumpit në listë, nuk e dinte që ishte përfshirë në këto fletëthirrje të Smithit derisa u kontaktua nga NBC News.

Po kërkojnë qartazi komunikime të privilegjuara mes meje dhe avokatëve tjerë që ishin përsfhirë në fushatën e Trumpit.” - kishte thënë ai.

Trump kishte bërë një varg sulmesh ndaj Jack Smithit që po përndiqte penalisht ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçin bashkë me liderët tjerë të UÇK-së para se të merrte këtë rol.

Mes tjerash ai e kishte quajtur “radikal të majtë” dhe “vrasës politik” që i dëgjon vetëm (sic) monstrat e të majtës ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat