Ky është punëtori që rrahu brutalisht kolegun e tij në fabrikën e metalit te Parku i Biznesit

Lajme

Ky është punëtori që rrahu brutalisht kolegun e tij në fabrikën e metalit te Parku i Biznesit

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 21:44
‘Power Pack’

Një përleshje ka ndodhur sot në fabrikën e metalit ‘Power Pack’ te Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit. Dy punëtorë atje janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast njëri prej tyre, 26-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Personi që po dyshohet se ka rrahur brutalisht kolegun e tij është Mergim Bazaj, i cili është dorëzuar në Polici, ku ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Viktima thuhet se është dërguar me urgjencë për në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të gjendjes së rëndë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lidhur me rastin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë më shumë informacione në lidhje me rastin.

Ndaj të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat