“Nuk ta lejoj”, Dardan Gashi lëshon studion gjatë transmetimit live

Lajme

“Nuk ta lejoj”, Dardan Gashi lëshon studion gjatë transmetimit live

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:16
Pamje nga debati

Analisti Dardan Gashi ka braktisur demonstrativisht studion e Debat Plus ku po diskutohej për një sondazh të realizuar nga UBO, i cili e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si partinë që vazhdon të ketë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Gjatë tërë emisionit, deri në braktisjen e tij, analisti Gashi, e ka kundërshtuar këtë sondazh, duke mos u pajtuar me rezultatet e tij, e për më tepër ai edhe këtë rezultat e ka parë si rënie të VV’së.

Megjithatë, kjo nuk ka qenë arsyeja e braktisjes së debatit nga ana e tij, por pretendimi se moderatori Ermal Panduri nuk po jepte mundësi diskutimit dhe debatit mbi sondazhin.

Rezultatet e sondazhit që ishte temë në këtë debat, e kanë nxjerrë Vetëvendosjen me 42.6 për qind të mbështetjes qytetare me të drejtë vote. Pas VV’së, janë renditur LDK me 19.8%, PDK me 19% dhe AAK me 7.3%.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat