Arianit Koci: Myslimanët më thonë “Nuk është shqiptar, por katolik” - katolikët “Nuk është krejt katolik”

Lajme

Arianit Koci: Myslimanët më thonë “Nuk është shqiptar, por katolik” - katolikët “Nuk është krejt katolik”

Nga: A.Zh Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka uruar qytetarët për festën e Krishtindjes.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se praktikuesit e fesë islame, i thonë se “nuk është shqiptar, por katolik”. Ndërsa, katolikët i thonë se “nuk është krejt katolik”.

Koci ka thënë se katolikët e përmendin pak faktin që ai është fëmijë i martesës së përzier, përcjell Bota sot. “

1. “Ky katoliki” - më thonë pas shpine shumë musliman praktikues të fesë, por edhe të tjerë, duke e mohuar faktin që e kam pasë gjyshin hoxhë me nam.

Madje, si të sharën më të madhe e përdorin sintagmën primitive: “Nuk është shqiptar por katolik”.

2.“Nuk është krejt katolik” - më thonë një grusht katolikësh, mu për shkak të hoxhës, gjyshit.

Dorën në zemër, pjesa katolike shumë më pak e përmendin në aspektin pezhorativ, faktin që jam fëmijë i martesës së përzier.

Sidoqoftë, jam ky që jam. Unik.

Prandaj, gëzuar krishtlindjen - katolik dhe musliman.

Fat dhe mbarësi për të gjithë”, ka shkruar Koci./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat