Krasniqi: Zahiri, Hakifi, Edmondi frymëzuan brezat pasues në përmbushjen e misionit për liri e pavarësi

Lajme

Krasniqi: Zahiri, Hakifi, Edmondi frymëzuan brezat pasues në përmbushjen e misionit për liri e pavarësi

Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:58
Zahiri, Hakifi, Edmondi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 26 vjetorin e rënies.

Ai ka theksuar se Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha kanë frymëzuar brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit për liri e pavarësi.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi. Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë që, më 31 janar të vitit 1997 ka ndodhur njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre kanë rënë heroikisht në luftë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat