Ministri Peci takohet me homologun bullgar, pajtohen për marrëveshje bashkëpunimi

Lajme

Ministri Peci takohet me homologun bullgar, pajtohen për marrëveshje bashkëpunimi

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:01
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci me ftesë të homologut të tij bullgar, Yavor Gechev, po merr pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Ministri Peci theksoi se gjatë takimit me Ministrin Gechev ata diskutuan rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit  për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike.

“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, tha Peci.

Pas këtij takimi, të dy ministrrat u pajtuan që të zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një Marrëveshje ndështetërore e cila do të pasojë në të ardhmen.

Njëkohësisht Peci e ftoi ministrin Gechev që ta vizitoj Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat