Detaje nga tragjedia ku humbi jetën skitarja 15-vjeçare

Lajme

Detaje nga tragjedia ku humbi jetën skitarja 15-vjeçare

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur serbe me inicialet M.B., të mërkurën ka vdekur pasi u rrëzua duke skijuar në një zonë 1,950 metra lartësi mbidetare të quajtur “Livadhi i Madh” në Brezovicë.

Skitarja 15-vjeçare nga Leposaviqi, për të cilën u tha se kishte përvojë në këtë sport, ishte e shoqëruar nga babai i saj.

Pavarësisht lëndimeve viktima ka qenë me vetëdije gjatë rrugës që autoambulanca e Shtërpcës e transferoi për në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

“Në fillim viktima nuk ka pasur ndonjë lëndim të dukshëm apo gjakderdhje të jashtme. Është ankuar vetëm për lëndimin e dorës së majtë dhe ajo kapela mbrojtëse që e ka pasë ka qenë e dëmtuar. Nga qendra e informacionit në spital kemi marr vesh se viktima për shkak të problemeve me gjakderdhje të brendshme në stomak ka vdekur”, ka thënë  Dragan Stevanoviq, Komandat i Policisë në Shtërpcë.

Banorët turistikë të Brezovicës kërkojnë të kenë personel mjekësor më shumë dhe një autoambulancë gjatë sezonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat