Politikani serb publikon foto me Osmanin e Prindonin: Diskutuam për zgjidhjen finale në çështjen e Kosovës

Lajme

Politikani serb publikon foto me Osmanin e Prindonin: Diskutuam për zgjidhjen finale në çështjen e Kosovës

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:32
Foto nga takimi

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, njëherit kundërshtar politik i Aleksandër Vuçiqit, ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Kësaj foto Sanduloviq, i ka bërë edhe një përshkrim.

Sanduloviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.

“Kjo foto, dhe ajo me kryeministrin Albin Kurti, janë prova që zgjidhja mund të gjendet edhe pa Vuçiqin”, ka shkruar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat