I sulmuar me armë zjarri në kokë e këmbë qytetari paraqitet në stacionin policor, policia jep detaje

Lajme

I sulmuar me armë zjarri në kokë e këmbë qytetari paraqitet në stacionin policor, policia jep detaje

Më: 24 mars 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Leposaviq.

Sipas njoftimit një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 05:20, në Leposaviq.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

“Viktima mashkull kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat