Një serb kërcënon shqiptarin në një kafene në veri

Lajme

Një serb kërcënon shqiptarin në një kafene në veri

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një qytetar i komunitetit serb e ka kërcënuar një shqiptar, gjatë qëndrimi në një kafene në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit policor, ankuesi mashkull me shtetësi të Kosovës, i njëjti qytetar serb e ka kërcënuar edhe para dy muajve.

Policia po e heton rastin.

“KANOSJE Mitrovicë Veri 30.03.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur deri sa kishte qenë duke qëndruar në një kafene iu kishte ofruar i dyshuari mashkull serb i cili e kishte fyer dhe kanosur. Ankuesi ka deklaruar se nga i dyshuari ka qenë i kërcënuar edhe para dy muajve. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat