​Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 450 kadetë

Lajme

​Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 450 kadetë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:42
Foto nga vendngjarja

Policia e Kosovës mbajti sot konferencë për media, në të cilën u bë e ditur se gjatë periudhës janar-mars 2023 në Kosovë janë shënuar mbi 4 mijë e 200 aksidente. Po ashtu, u potencua se këtij institucioni do t’i shtohen edhe 450 kadetë.

Nënkoloneli, njëherësh drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi prezantoi raportin e statistikave analitike mbi gjendjen e trafikut rrugor, gjatë 3 muajve të këtij viti.

Ai bëri të ditur se gjatë përiudhës janar-mars të vitit 2023 janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente, derisa theksoi se numri i aksidenteve është në rritje për 16-të raste më shumë, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rexhepi: Në periudhën janar-mars janë shënuar 4248 aksidente

"Rezultatet e aksidenteve në periudhën janar-mars janë 4248 aksidente, ku prej këtyre aksidenteve, aksidente me fatalitet kemi 4 raste më pak apo kemi rreth 18.18 për qind, kurse persona të vdekur kemi 4 raste më pak apo mbi 14 për qind. Aksidente me dëme kemi 292 raste apo 10 përqind, ndërsa numri i aksidenteve është në rritje për 16 raste më shumë, pra tiketa të shqiptuara nga Policia e Kosovës janë 155802”, tha ai.

Rexhepi shtoi se Policia e Kosovës është e angazhuar me aktivitete, të cilat kanë për synim sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve.

Rexhepi: Kemi ndërrmarrë aktivitete të ndryshme

“Në qoftë se referohemi menaxhmentit të lartë të sigurisë së Kosovës, gjithësisht drejtorit të përgjithshëm një prej objektivave të tij është edhe ofrimi i sigurisë në trafikun rrugor dhe prandalimi i aksidenteve, kështu që Policia e Kosovës është divizioni i komunikacionit rrugor në bashkëpunim me njësitë e trafikut për këtë përiudhë kohore të këtij viti ka ndërrmarrë shumë aktivitete të ndryshme, siç janë planet operative që kanë të bëjnë me kontrollën e shpejtësisë e kundërvajtjeve të tjera. Po ashtu, plane të tjera operative në bashkëpunim me institucionet e tjera një patrullim i shtuar, qoftë me automjete te shënjëzuara si edhe civile”, tha ai.

Nënkoloneli Rexhepi theksoi se ka pasur bashkëpunim të ngushtë edhe me mediat në linçimin e projekteve tona të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, përmirësimin e sjelljeve si dhe ngritjen e sigurisë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani njoftoi se nga data 12 prill, Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 450 kadetë, që do ta ndjekin shkollimin në Akademinë Policore.

Kelani: Pritet të vijojnë 450 kadetë që do të shkojnë në Akademinë Policore

"Shpallja e listës së kadetëve, të cilët kanë aplikuar për të ndjekur Akademinë Policore, ku edhe e kemi publikuar listën, është një vazhdimësi e gjenaratës së parë ku ajo tashmë po kryen edhe punë në terren, ku kanë diplomuar 433 zyrtarë. Tani pritet të vijojnë 450 kadetë që do të shkojnë në Akademinë Policore dhe të jetë gjenerata e 58-të me radhë, në përbërje me këtë konkurs dhe pritet të fillojë me 12 prill kjo gjenaratë", theksoi Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat