Bajram Begaj pret në takim ish presidentin Sejdiu: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Lajme

Bajram Begaj pret në takim ish presidentin Sejdiu: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:54
Presidenti Bajram Begaj dhe Fatmir Sejdiu.

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në një takim ish presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Begaj shprehet se ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

“Me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu (2006-2010), shkembime mendimesh dhe idesh ne lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

Vlerësova rolin dhe kontributin e President Sejdiut në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat