Reagon policia e Tropojës lidhur me dëmtimin e varrit të Fatmir Haklajt

Lajme

Reagon policia e Tropojës lidhur me dëmtimin e varrit të Fatmir Haklajt

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:52
Fatmir Haklaj

Policia e Tropojës ka reaguar në lidhje me dhunimin e varreve të vëllezërve të familjes Haklaj.

Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se janë referuar materialet në prokurori në lidhje me rastin.

Policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autoritëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat