Ismail Dibrani emërohet u.d i drejtorit të ShKK-së

Lajme

Ismail Dibrani emërohet u.d i drejtorit të ShKK-së

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:18
Ismail Dibrani

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) nga e premtja është me udhëheqës të ri.

Ismail Dibrani është ushtrues i detyrës së drejtorit të ri të ShKK-së dhe emërimi i tij është bërë të premtën.

Mësohet se vendimin e ka marrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Dibrani deri tani ka mbajtur pozitën e zv/drejtor i përgjithëm në ShKK ndërsa më heret ishte edhe drejtor në Burgun e Dubraves.

Dibrani është nga Drenasi dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Ismail Dibrani për shume vite ka punuar si Drejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë. Nga viti 2021 është emëruar si zv. Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës ndërsa nga 28.04 me vendim të ministres së Drejtësisë është emëruar UD i Drejtorit të Përgjithshëm

Dibrani është njëri prej personave që në vazhdimësi ka bërë përpjekje për luftimin e dukurive negative brenda SHKK-së.

Po ashtu, është një prej zyrtarëve që Ambasada Amerikane ka financuar shume në trajnimin dhe përgatitjen profesionale të tij në Kosovë dhe SHBA.

Ka të përfunduara studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat