Izetbegoviq: Ata duan të kënaqin interesat e Beogradit dhe Zagrebit në kurriz të Bosnjës, Malit të Zi e Kosovës

Lajme

Izetbegoviq: Ata duan të kënaqin interesat e Beogradit dhe Zagrebit në kurriz të Bosnjës, Malit të Zi e Kosovës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 07:18
Bakir Izetbegoviq

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) Bakir Izetbegoviq akuzoi disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjw dhe Hercegovinë se synojnë të kënaqin interesat e Beogradit dhe Zagrebit në kurriz të boshnjakëve, malazezëve dhe kosovarëve.

“Ata synojnë të bëjnë disa gjëra në kurrizin tonë për të siguruar stabilitetin dhe që ne ta paguajmë çmimin”, tha Izetbegoviq në mbledhjen e partisë në Travnik.

Ai vlerësoi se përfaqësues të caktuar ndërkombëtarë në Bosnje dhe Hercegovinë, pa specifikuar se cilët, i kanë shkelur të gjitha parimet që i kanë mbrojtur më parë në lidhje me marrëveshjen e faktorëve politikë të brendshëm.

“Kanë këmbëngulur që politikanët vendas duhet të merren vesh dhe më pas ua kanë ndaluar disave që të merren vesh me SDA-në. Ata u tërhoqën para paturpësisë së (presidentit të RS-së, Milorad) Dodik, ndihmuan (liderin e HDZ-së në BiH, Dragan) Çoviqin”, ka vlerësuar Izetbegoviq.

Ai shtoi se “shkaku i vërtetë i këtij qëndrimi ndaj SDA është se ata synojnë të kënaqin interesat e të mëdhenjve, në radhë të parë të Beogradit dhe Zagrebit, në kurriz të atyre më të vegjëlve, boshnjakëve, malazezëve dhe kosovarëve”.

Duke folur për vendimet e fundit të përfaqësuesit të lartë Kristijan Shmit, Izetbegoviq tha se Kushtetutën e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës e kanë ndryshuar në dy raste dhe “me saktësi kirurgjikale, për të mbrojtur HDZ-në e Bosnjë-Hercegovinës”.

“Herën e dytë e ka bërë një herë, vetëm me shpenzimet tona. Ia vlejti vetëm një ditë, për të anashkaluar vullnetin e nënkryetarit boshnjak të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës (Refik Lenda). Populli zgjedh përfaqësuesit e tij, dhe ai që ishte vullneti i popullit në të gjitha nivelet e hodhi jashtë”, tha kreu i SDA.

Izetbegoviq tha gjithashtu se SNSD dhe HDZ BeH duan ndarjen e bllokut pro-boshnjak dhe se, siç tha ai, ata duan pjesën më të dobët të atij blloku për partnerët e tyre.

“Dodik tha se blloku i serbëve dhe kroatëve do të vendosë se kush do të jetë në pushtet, jo “myslimanët nga Sarajeva”. Ata i quajnë ‘strukturë me aftësi të kufizuara’. Ata morën një strukturë vartëse, e cila lë pozicione para publikut. Boshnjakët tashmë janë reduktuar në 25 për qind të pozitave në Këshillin e Ministrave të BeH”, tha Izetbegoviq.

Qeveria në nivelin e BeH përbëhet nga SNSD, HDZ dhe partitë e bllokut pro-boshnjak të mbledhur rreth “Trojkës” – SDP, Nasha stranka dhe Narod i Pravda.

SDA nuk është në pushtet as në Federatën e BeH-së, ku koalicioni i partive është mbledhur rreth “Trojkës” dhe HDZ-së së BeH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat