11 vjeçarja dyshohet se është përdhunuar sërish, tani në strehimore

Lajme

11 vjeçarja dyshohet se është përdhunuar sërish, tani në strehimore

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Pa kaluar as një vit nga përdhunimi i dytë i të miturës 11 vjeçare, dyshohet se ajo u përdhunua për herën e tretë. Dyshimet janë se rsti ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit, e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë, nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend.

Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit. 

“Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 pargrafi 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë e konfirmon për emisionin hulumtues ‘Udhëve” në RTK,  se e dyshuara e përdhunuar, është viktima e njohur për publikun si 11 vjeçarja e cila është përdhunuar nga disa persona.

“Viktima e përdhunimit është e njohur si “11 vjeçarja” në rastin e mëhershëm”, sqaron Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nga policia shpjegojnë se është iniciuar rast për veprën penale të përdhunimit.

“Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘përdhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal”, deklaron policia për emisionin “Udhëve” në RTK.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të deklarohen, ani pse kjo strehimore është nën kompetencën e tyre.

Ky rast, edhe pse i njohur për organet e drejtësisë, është tentuar që mos të mbahet i mbyllur për publikun.

Nëse vërtetohet se diçka e tillë ka ndodhur atëherë është situatë tepe e rëndë,sepse në  një situatë e tillë, institucionet rehabilituese kanë për detyre me u kujdesën edhe për rehabilitimin që është pjesë e qëllimeve të tilla”, thotë Naim Qelaj, Avokati i Popullit. 

“Vërtetimi i një dyshimi të tillë është një alarm që rastet e tilla mos të përsëritën dhe që përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë”.

Lidhur me këtë, shoqata të ndryshme të grave në Kosovë kanë reaguar, duke e dënuar ashpër këtë rast të përdhunimit.`

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat