Nesër varrosen viktimat që vdiqën tragjikisht në Lepenc

Lajme

Nesër varrosen viktimat që vdiqën tragjikisht në Lepenc

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Varrimi i tre të vdekurve në aksidentin në Lepenc, do të bëhet nesër në Prishtinë.

Familjarët janë sot, duke shkuar në Maqedoni të Veriut për të tërhequr trupat e pajetë pas kryerjes së procedurave.

Për orën e saktë, familjarët do të njoftojnë më vonë.

Familjarët janë në pritje edhe të pjesës tjetër të familjes që në Kosovë do të vijnë nga kurbeti, për t’ua dhënë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat