Cako befason me deklaratën: Vajza e mbretit serb Llazar shërbente lakuriq

Lajme

Cako befason me deklaratën: Vajza e mbretit serb Llazar shërbente lakuriq

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 08:27
Konspiracionisti Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako ka thënë disa gjëra të padëgjuara për betejën e madhe të Fushë Kosovës.

Cako rrëfeu historinë kur vajza e mbretit serb Llazar u shërbente lakuriq mongolëve, pasi Sulltan Bajaziti u zu peng dhe u burgos nga Timo Lëngu në betejën e Ankarasë.

“Ai që vrau sultan Bajazitin, që është ai Milan Kopili (Millosh Kopiliqi) që ka qenë ndër paraardhësit tanë sepse flitet se ka qenë drenicak nga Drenasi.

Ai ka qenë vasal i Sulltanit dhe një nga njerëzit besnik të tij në Kosovë, të Sulltan Muratit të I. Sulltan Murati e besonte shumë dhe ka qenë një nga 6 bujarët siç quhet në letërsinë e kohës, disa informacione që i kam dërguar në Firence. Pra ka qenë një nga 6 bujarët që komplotoi.

Dhe pas kësaj, Mara, në mos gaboj, vajza e knjazit serb Llazar u martua me Bajazit Illdërimin. Dhe do tju tregojë një histori. Kur i kapi peng Timo Lëngu në betejën e Ankarasë, e rrethoi Bajazit Illdërimin në një qeli me dru të trashë, vuri të gjithë ata dijetarët mongol në radhë dhe Marën e detyroi t’iu shërbente lakuriq duke iu çuar uji të ftohtë apo dhallë, ndërsa Sulltan Bajaziti vdiq nga tmerri sepse e kishte nënën e fëmijëve sepse kishte 4-5 djemë me të. Më pas filloi një luftë e madhe mes djemëve se kush do të merrte pushtetin, derisa Murati i II u bë Sulltan”– tha Cako./TCh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat