Pësoi plagë si pasojë e kontaktit me rrymën, gjendja shëndetësore e Lleshit vazhdon të jetë e rëndë

Lajme

Pësoi plagë si pasojë e kontaktit me rrymën, gjendja shëndetësore e Lleshit vazhdon të jetë e rëndë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 19:42
Lleshi

Familja Kolgjeraj nga Peja po përjeton një rast të rëndë. Kryefamiljari i tyre, pronari i “Prima Pizza”, Lleshi, i njohur si mjeshtri i picave, pësoi plagë të rënda për shkak të kontaktit me rrymën.

E gjendja shëndetësore e Llesh Kolgjeraj vazhdon të jetë mjaft e rëndë.

Drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Besnik Ibraj tha se për shkak të lëndimeve të rënda, Kolgjeraj, po vazhdon ende të trajtohet në repartin e kujdesit intensiv.

“Ka qenë në gjendje të rëndë, faktikisht ka shenja jete, e kemi reanimu e kemi intubu dhe është në kujdes intensiv. Është në gjendje komotoze”, u shpreh Ibraj.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës.

“Policia rreth orës 18:25 minuta ka marrë informatë nga spitali, për një person rreth 50 vjeçar që ka arritur në gjendje kritike, si pasojë e kontaktit me rrymën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në ‘Asllan çeshme’ të Pejës. Ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën, ndërsa për momentin nuk kemi mundësi për asnjë informacion shtesë meqë hetuesit kryejnë punët në vendngjarje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat