I padëshirueshmi i ShBA-ve, “ura lidhëse e Rusisë në Ballkan”

Lajme

I padëshirueshmi i ShBA-ve, “ura lidhëse e Rusisë në Ballkan”

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:19
Aleksandër Vuçiq, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vulini

Nga krimi i organizuar, tek operacionet e paligjshme me narkotikë e raporte me tregtarë armësh.

Këto janë vetëm disa prej veprave, nën dyshimet për të cilat, ShBA-të e kanë futur në listën e të sanksionuarve Aleksandër Vulinin, tani Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë

Por, më shqetësuese mbetet veprimtaria e tij me një shtet me të cilin pjesa më e madhe e shteteve demokratike në botë kanë probleme: Rusinë.

“Ai ka përdorur pozitën e tij publike që të mbështesë Rusinë, duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që të përkeqësojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorëë, duke i dhënë Rusisë një platformë për të rritur ndikimin në rajon,” thuhet mes tjerash në vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, Vulinin e konsideron një ambasador të Rusisë për Ballkanin.

“Një ndër promotorët e së keqës dhe që e bën atë lidhjen ndërmjet, Serbisë që  ebën atë linkun mes Rusisë dhe shërbimet sekrete ruse, dhe vetë lidershipin atje, është që ai është si ambasador i tyre në Ballkan, edhe me pjesëmarrjen në konferenca të hapura edhe lidhjët e tij të fshehura që në një formë e bëjnë atë ndërmjetësues, edhe me Vuçiqin edhe me Dodikun”, ka deklaruar ai.

Vulin, edhe sipas ekspertin tjetër të sigurisë Fadil Kajtazit, nuk ka ndyshuar shumë nga vitet 90, si i angazhuar në projektin e ashtuquajtur “Bota Serbe”, por Kajtazi, e konsideron të çuditshme faktin që dikush tjetër, nuk është përfshirë në listën e të sanksionuarve.

“Atë e ka emëru presidenti serb, dhe gjatë gjithë kohës postet që I ka pasë, Vulin I ka pasë për shkak të mbështetjes që i ka pasë nga presidenti serb. Është paradox të shpallet Vulin nongrata e ndërkohë që shefi I tij, punëdhënësi I tij urdhëruesi I tij të mos jetë nongrata”, ka thënë ai.

Vet Vuçiq është deklaruar për vendimin e Departamentit të Thesarit, ku duke ironizuar me një rast të Shtëpisë së bardhë ku u gjet substancë narkotike e llojit kokainë, tha se diçka e tillë, nuk u gjet në zyrën e bashkëpunëtorit të tij Vulin.

Në komentin e tij, nuk la pa e përmendur edhe ministrin e brendshëm Kosovar.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim. Pyetja ime është se si ka sanksione kundër Vulin, por jo sanksione ndaj Sveçlës? Epo, nuk jam budalla, e di se çfarë kam folur gjatë gjithë këtyre muajve dhe çfarë të kam thënë dhe çfarë më është thënë mua”, kishte deklaruar Vuçiq.

Përveç për lidhje e tij të afërta me Rusinë, në veçanti sanksionet e SHBA-ve kanë prekur Vulinin shkaku i raporteve të tij të afërta me tregtarin serb të armëve, po ashtu të sanksionauur Slobodan Teshiq.

Këtij të fundit, sipas SHBA-ve, Vulini i kishte mundësuar që dërgesat ilegale të armëve, të lëvizin lirshëm përgjatë kufijve të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat