Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, dyshohet për vetëvrasje

Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Mitrovicë, dyshohet për vetëvrasje

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:23
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.

Viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast u bë e ditur se bëhet fjalë për 40-vjeçar, për vdekjen e të cilit tashmë kanë nisur hetimet.

“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘ Sami Gashi” në Mitrovicë, brenda hapësirave të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 40 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Policia.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat