Lirohet edhe një serb, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Lajme

Lirohet edhe një serb, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Urosh Vukashinoviq, i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës do të lirohet me kusht sot (19 qershor).

Lajmi është bërë i ditur nga avokati ligjor i Vukashinoviqit, Nebojsha Vlajiq.

Ky i fundit sipas mediave serbe, ka thënë se janë duke u shqyrtuar dokumentet për lirimin e Vukashinoviqit.

Urosh Vukashinoviç është arrestuar për sulm ndaj gazetarëve më 19 qershor në Leposaviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat