“Soma në Gërmi diskriminon në bazë të pamjes”, videoja qe po bën bujë në Tik Tok

Lajme

“Soma në Gërmi diskriminon në bazë të pamjes”, videoja qe po bën bujë në Tik Tok

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 09:38
“Soma Slow Food”

Një vajzë përmes një videoje në Tik Tok është ankuar për diskriminim nga përgjegjësit e restaurantit “Soma Slow Food” që ndodhet në Gërmi.

Ajo thotë se ajo vet dhe familja e saj u diskriminuan në bazë të pamjes, përkatësisht asaj që kishin të veshur.

“Jam shku bashkë me familje nuk ka lanë me hi arsyeja u kanë që nuk ka vende të lira, por na sy kemi dhe po e shohim që tavolina plotë sa dush ka pasur, nuk na thanë që është e rezervume, por që ska vende të lira hiç, që është një diferencë shumë e madhe”, dëgjohet duke thënë ajo teksa ofron dëshmi se ka vende të lira.

“Menaxheri dhe ajo vajza tek dera na këqyren poshtë e nalt”, shprehet tutje ajo duke nënvizuar se u paragjykuan në pamje.

Ndryshe, vajza tregon në video se menaxhmenti i lokalit i ka kërkuar falje duke u arsyetuar se po përgatiteshin për pritjen e një kompanie e cila e kishe rezervuar vendin më herët.

Videoja ka shkuar viral tashmë në Tik Tok. Vajza bën thirrje që të mos shkohet në Soma Flow në Gërmi e as në Soma Book Station në qendër të kryeqytetit.

Videoja ka marrë mbi 900 komente, ka qytetarë që thonë se edhe aty u ka ndodhur e njëjta gjë, një tjetër thotë se veç pse ka veshur trenerka nuk u la të futet brenda, një tjetër thotë shumë mirë që e ke publikuar këtë video të shihet se çka po ndodhë..

@angjelinaahmeti Soma Slow Food in Prishtina discriminates & picks who their clients are based on looks. We weren't allowed inside because they 'are full' but the whole restaurant was empty. Only a few tables were taken. I've been a regular at Soma Book Station for over 5 years so I am shocked! They also had the audacity to tell me that coffee will be on the house next time I visit. I can afford to pay for my own coffee. I will never return. They just lost regular customers for over 5 years ✌🏼 They immediately responded to me on Instagram apologising & saying that it’s a ‘misunderstanding’ & that they’re fully booked for a business event so need to stop accepting customers to set up. This is a LIE, I went back 1 hour later to check & it’s still empty & no event 😂 I strongly suggest not visiting either Soma Slow Food or Soma Book Station because they don't deserve to have any clients. Disgusting behaviour. #somaslowfood #somabookstation #prishtina #perty #pertyshqip #ushqim #prishtinafood #fy #fyp #fypシ #fürdich #albanian #albania #albaniangirl #kosovo #kosova #diskriminim #🇽🇰 #prishtinacity ♬ original sound - Angjelina Ahmeti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat