Qytetari gjen një grumbull minash në Suharekë, njofton FSK-në

Lajme

Qytetari gjen një grumbull minash në Suharekë, njofton FSK-në

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grumbull i minave anti personale PMA-3 janë gjetur në fshatin Krushicë e Poshtme në Suharekë nga një qytetar.

Për këto mina është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku nga kjo Forcë në terren kanë dal ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare.

Pjesëtarët e këtyre ekipeve kanë intervenuar në largimin e këtij grumbulli minash duke e eliminuar rrezikun e paraqitur për banorët e këtij lokaliteti.

Në njoftimin FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë edhe një lutje për qytetarët t5ë cilët hasin në mjete të tilla të rrezikshme.

“Lusim qytetarët që kurdo dhe kudo që gjejnë apo që dyshojnë për mjete të rrezikshme mos të ndërmarrin masa por të njoftojnë FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe të shpëtohen jetë njerëzish” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga ana e FSK-së dhe MM-së janë bashkëngjitur edhe disa fotografi të minave që u gjetën në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat