Taksisti që e voziti rregullisht presidenten Osmanin tregon si ishte ajo si pasagjere

Lajme

Taksisti që e voziti rregullisht presidenten Osmanin tregon si ishte ajo si pasagjere

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:48
Taksisti

Një taksist i kryeqytetit, që për vite të tëra ushtron këtë profesion, gjatë punës së tij i ka rënë të vozisë edhe shumë fytyra publike.

Në emisionin e T7 “Zà me Kaltërinen”, ai ka rrëfyer përvojën personale që kishte me presidenten aktuale Vjosa Osmani.

“Presidenten e kemi pasë pasagjere të rregullt, para se me u bë presidente. Unë e kom vozit shumë atë. Si pasagjere ka qenë shumë e rregullt, shumë e sjellshme bashkë me dy vajzat, shumë të sjellshme. Ajo ka udhëtuar me neve. Mëngjesi i punës, i transportit të fëmijëve në çerdhe …ka udhëtuar me ne derisa u bë presidente e jona”.

Për 15 vite punë, ai tha se ka vozitur edhe shumë deputetë e ministra prej figurave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat