Zana Avdiu: Mbrëmë keni shiku boks t’burrave të zhveshur, sot po tronditeni për gra t’zhveshura DokuFest

Lajme

Zana Avdiu: Mbrëmë keni shiku boks t’burrave të zhveshur, sot po tronditeni për gra t’zhveshura DokuFest

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:55
Zana Avdiu

Zana Avdiu, aktiviste, ka shkruar rreth një shfaqje në DokuFest ku shihen disa persona më të zhveshur – gjë që në opinion mori kritika.

Por Zana Avdiu thotë se të shtunën kishte duel boksi dhe të gjithë i shikuan ata të zhveshur por nuk pati reagime.

”Auuu kokët ba flakë, pse do gra kokan dalë të zhveshuna në DokuFest. Pse su tronditët mramë, kur e kqyrshi boksin në mes burrave të zhveshun? A nuk ke gërrdi e tragjedi a? Ecni bre“, ka shkruar ajo në Facebook.

Në Prizren po mbahet DokuFest, ngjarje që mbahet tradicionalisht çdo vit dhe financohet edhe nga institucionet.

Por në një prej shfaqjeve ka pasur elemente të zhveshjes duke marrë kështu kritika për organizatorët, por edhe për financuesit e projektit.

Një prej kritikueseve ka qenë deputeti Eman Rrahmani që ka kundërshtuar financimin e këtyre projekteve për siç i ka quajtur ai ”degjenerim dhe anti vlera“.

Po në të njëjtën linjë të kritikës ishte edhe deputetja, Duda Balje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat