“Çdo e treta veturë në Prishtinë e armatosur”, Policia e demanton Ramën: Një armë në disa qindra vetura të kontrolluara

Lajme

“Çdo e treta veturë në Prishtinë e armatosur”, Policia e demanton Ramën: Një armë në disa qindra vetura të kontrolluara

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:48
Policia

Policia e Kosovës ka dalur me një reagim pas deklaratës së kryetarit të kryeqytetit, Perparim Rama se “pas mesnatës, çdo e dyta ose e treta veturë në Prishtinë është e armatosur”.

Sipas raportit të Policisë, gjatë realizimit të aksioneve policore në verë dhe dimër, ashtu edhe gjatë aksionit të mbrëmshëm, është hasur një armë në qindra vetura të kontrolluara.

Ky raportim bie ndesh me deklaratën e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, i cili tha se në çdo tre vetura gjendet një armë. Këto statistika, Rama tha se i mori drejtpërsëdrejti nga policia.

PK njofton se gjatë aksionit “Goditja” mbrëmë, nga 2049 vetura të kontrolluara u gjetën 6 armë, ku tri prej tyre ishin në rajonin e Prishtinës.

“Mbrëmë, më 08.08.2023, gjatë realizimit të UO ‘Goditja’ janë kontrolluar 2049 vetura (në rajon të Prishtinës 420), në këto vetura janë gjetur e konfiskuara 6 armë (3 në rajonin e Prishtinës). Referuar, të dhënave të veturave të ndaluara e kontrolluara nga policia, vetëm gjatë realizimit të urdhrit operativ ‘Sezoni veror dhe ai dimëror’ dhe gjatë realizimit të aktiviteteve mbrëmë, përqindja e armëve të gjetura, në krahasim me veturat e kontrolluara, është një armë në disa qindra vetura të kontrolluara”.

Mirëpo Policia e Kosovës dha mesazhin se armëmbajtja pa leje nuk justifikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat