Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët

Lajme

Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi që ka sulmuar ekipin e gazetës Nacionale, gjatë protestës së sotme, të mbajtur në Prizren kundër festivalit të filmit DokuFest.

Prangosjen e tij e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, toger në rajonin e policisë së Prizrenit.

I dyshuari është duke u intervistuar në stacionin e policisë në Prizren

Dhe akoma nuk është vendosur nëse do të lirohet apo të dërgohet në ndalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat