Zv.ministri Radomiroviq viziton Komunën e Leposaviqit, fishkëllehet nga serbët lokalë

Lajme

Zv.ministri Radomiroviq viziton Komunën e Leposaviqit, fishkëllehet nga serbët lokalë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:34
Radojica Radomiroviq

Zëvëndësministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq, bashkë me dhjetë persona të tjerë është parë sot në orën 8 të mëngjesit para Komunës së Leposaviqit. Siç shkruan “TV MOST”, ata kishin shkuar me qëllimin për të hyrë në komunë.

Një veprim i tillë i Radomiroviq është pritur me fishkëllima nga serbët lokalë që vazhdojnë të protestojnë.

Zëvëndësministri duke parë një situatë të tillë, bashkë me grupin e personave që e kanë shoqëruar është zhvendosur pas ndërtesës, duke pritur që usharët e KFOR-it të siguronin hyrjen në objekt.

TV MOST raporton se pas një ore, Policia e Kosovës kishte lejuar hyrjen në objektin e Komunës, derisa KFOR-i nuk e ka aprovuar hyrjen e tyre në objekt.

Pamjet KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat