Përfundon shkollën e mesme në Burgun e Dubravës, Faton Hajrizi dëshiron t’ia mësyjë edhe Universitetit

Lajme

Përfundon shkollën e mesme në Burgun e Dubravës, Faton Hajrizi dëshiron t’ia mësyjë edhe Universitetit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:57
Faton Hajrizi

Në një intervistë në Frontal, Faton Hajrizi, i cili vazhdon vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës për vrasjen një ushtari rus dhe për disa vepra të tjera, ka rrëfyer për përfundimin e shkollës së mesme në burg.

Hajrizi ka thënë se është e veçantë të përfundohet shkolla e mesme në burg, ndërkohë që ka thënë se dëshiron që të përfundojë edhe studimet universitare.

Ai ka thënë se i takon që të vazhdojë edhe studimet meqë ka përfunduar 2/3 e dënimit dhe se ka edhe rrethana të tjera lehtësuese që ia mundësojnë.

“Instalim, ngrohje, klimatizim dhe kanalizim e kam të kryer. Jam edhe i diplomuar. Jam i përgatitur edhe për fakultet.

Kam shprehur edhe interesim për të shkuar në fakultet. Ligji për sanksionet penale e lejon, rrehtnat e burgut i kam të favorshme, kategorinë e kam hjek, vizitë humanitare jam shku dy herë, s’ka kurrfarë pengese me më lëshu në vikend. Po edhe mos me më leshu në vikend, e kam të lejuar me ligj, nën përcjellje me shku në fakultet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat