“Agjent i Serbisë”, Sadri Ramabaja braktis edhe një studio televizive, del duke akuzuar

Lajme

“Agjent i Serbisë”, Sadri Ramabaja braktis edhe një studio televizive, del duke akuzuar

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:00
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analisti i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë edhe një dalje të stilit të tij nga studiot televizive.

Nëpërmjet një video-lidhje në mediumin shqiptar ‘Euronews Albania’, Ramabaja s’e çon deri në fund debatin dhe largohet duke e akuzuar për “agjent të Serbisë” analistin tjetër, Fatmir Shehollin.

Ky nuk është veprimi i vetëm i pa hijshëm i Ramabajës nëpër paraqitje televizive.

Ai kishte lëshuar studion e ‘Pressing’ pas ballafaqimit me gazetarin Parim Olluri, me gjuhë fyese.

Momenti kur Ramabaja lëshon studion në Euronews (minuta 09:45):

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat