Postimi prekës i policit për kolegun e vrarë: Ishte shok prej më të mirëve

Lajme

Postimi prekës i policit për kolegun e vrarë: Ishte shok prej më të mirëve

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:06
Elez Peci dhe Afrim Bunjaku

Njëri nga kolegët e rreshterit policor që u vra sot, Afrim Bunjaku, i cili ishte në detyrë bashkë me të ndjerin, mëngjesin e sotëm, kur u përballën me sulme në veri, ka bërë një postim prekës. Elez Peci ka thënë se sulmi ishte i përmasave që nuk e kanë përjetuar shpesh në betejat e luftës derisa po kryenin detyrat e tyre bashkë me zyrtarin policor që u qëllua për vdekje.

Peci ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e kolegut, të cilin e përshkroi si shok prej më të mirëve.

Postimi i kolegut Elez Peci:

Të dashur miq e familjarë, qytetarë të Republikës,

Gjatë natës së kalur u përballëm me një sulm terrorist ku si pasojë na mbeti i vrarë Afrimi dhe një tjetër u plagos. Rreshter Afrim Bunjaku ishte shok i yni prej më të mirëve e që do ta kujtojmë përherë, ai gjithashtu ishte koleg e familjar shembullor.

E randë me na ra shokët edhe 24 vite pas luftës, ndonëse sulmi i sotëm ishte i përmasave që edhe në betejat e luftës nuk i kemi përjetuar shpesh. Por shteti do të rrojë.

Ne tjerët që ishim në këtë rast jemi mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Kërkoj falje nëse nuk po mundem të ju pergjigjem të gjithëve!

Ngushellimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe gjithë shqiptarëve!

Me mendje e shpirt jemi me kolegët që po vazhdojnë betejën për drejtësi e ligj!

Rroftë Policia e Kosovës!

Rroftë Republika e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat