Aktivizohet shërbimi i blerjes së biletave përmes SMS në kuadër të partneritetit në mes të IPKO dhe Trafikut Urban të Prishtinës

Lajme

Aktivizohet shërbimi i blerjes së biletave përmes SMS në kuadër të partneritetit në mes të IPKO dhe Trafikut Urban të Prishtinës

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Në kuadër të partneritetit në mes të IPKO dhe Trafikut Urban të Prishtinës, të lajmëruar gjatë muajit shtator, jemi të lumtur të ju njoftojmë që shërbimi për blerjen e biletave përmes SMS tashmë është aktiv. Kjo e lehtëson përvojën e udhëtimit në qytet, duke e bërë atë më të përshtatshëm dhe më të aksesueshëm për të gjithe banorët.

Duke filluar nga data 1 tetor 2023, tani mund të blini biletat tuaja të autobusit shpejt dhe lehtë duke përdorur telefonin tuaj celular përmes shërbimit tonë të biletave SMS me kodet dhe çmimet e mëposhtme:

Biletë një-drejtimëshe (Kodi: 55990) - 0,50 €

Teksti nga qytetari: Linja 1, Linja 3, Linja 3B, Linja 3C, Linja 4, Linja 7C

Bileta ditore (Kodi: 55991) - 0,80 €

Teksti nga qytetari: Ditore

Bileta e linjës së aeroportit (Kodi: 55992) - 3,00 €

Teksti nga qytetari: Linja 1A

Kjo qasje miqësore për përdoruesit, eliminon nevojën për bileta fizike dhe ofron një mënyrë më të thjeshtë për të paguar udhëtimet me autobus. Me vetëm disa prekje në smartfonët e tyre, pasagjerët mund të shijojnë një përvojë të qetë dhe efikase të blerjes së biletave.

IPKO dhe Trafiku Urban janë entuziastë për mundësitë që sjell ky bashkëpunim dhe janë të përkushtuar që vazhdimisht të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të gjithë në Prishtinë.

Si pjesë e këtij partneriteti strategjik, IPKO dhe Trafiku Urban i Prishtinës së shpejti do të ofrojnë edhe shërbime Wi-Fi falas në autobusët urbanë të Prishtinës. Ky komoditet do t'u mundësojë pasagjerëve të qëndrojnë të lidhur ndërsa janë në lëvizje, duke ofruar qasje në internet për punë, argëtim ose për të qëndruar në kontakt gjatë udhëtimit.

IPKO vazhdon të jetë operatori lider në Kosovë dhe është plotësisht i përkushtuar për t'u ofruar konsumatorëve të saj cilësinë më të mirë të shërbimit dhe kujdesin ndaj klientit, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat