Shtyhet data e mbajtjes së mbledhjes së KS të OKB rreth raportit të sekretarit të OKB-së për Kosovën

Lajme

Shtyhet data e mbajtjes së mbledhjes së KS të OKB rreth raportit të sekretarit të OKB-së për Kosovën

Nga: F. B. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:32
OKB

Burime nga selia e OKB-së kanë njoftuar se është shtyrë për 23 tetor mbledhja (e parashikuar për 18 tetor) e KS të OKB-së rreth raportit të sekretarit të OKB-së për situatën në Kosovë, përkatësisht punon e UNMIK-ut në Kosovë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Kështu mbledhja e KS të OKB-së ku duhej të shqyrtohet raporti 6 mujor i sekretarit të OKB-së Gueteresh për misionin paqësor të OKB-së në Kosovë do të mbahet me 23 tetor dhe ky raportim vjen pas rastit të Banjskës të vlerësuar si sulm terrorist ndaj Kosovës.

Mbledhja ishte planifikuar të mbahej me 18 tetor, por është shtyrë dhe rreth kësaj shtyrje nuk është dhënë ndonjë sqarim.

Si është publikuar në faqen zyrtare të KS të OKB-së, mbledhja do mbahet me 23 tetor në orët e pasdites sipas kohës lokale, përkatësisht në orët e mbrëmjes sipas kohës evropiane.

Mbledhja e fundit t KS të OKB-së për situatën përkatësisht raportin e OKB rreth misionit paqeruajtës në Kosovë është mbajtur me 27 prill, por për dallim nga ajo kohë, mbledhja e radhës po vjen pas konfliktit dhe sulmit terrorist dhe ashpërsimit të situatës në përgjithësi.

Si dihet pas Shqipërisë që kryesoi KS të OKB-së në muajin shtator, kryesimin e KS e ka marr për tetor Brazili, ndërsa pas saj në radhë vjen Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat