Lladrovci nga Andorra: Edhe në futboll, ky shekull është yni

Lajme

Lladrovci nga Andorra: Edhe në futboll, ky shekull është yni

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 21:40
Ramiz Lladrovci

Përkrahësi i zjarrtë i kombëtares së Kosovës, Ramiz Lladrovci, nga Andorra ku po luan Kosova, ka theksuar se “edhe në futboll, ky shekull është yni”.

Sonte, zemra po ashtu na rrah me shqiponjat kuq e zi në Air Albania, ku futbollistët tanë do ta rikonfirmojnë kualifikimin në evropian me një fitore bindëse ndaj Çekisë, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sonte, në Andorrë, në tribunë, për të përkrahur si çdo herë futbollistët tanë, për një fitore të merituar ndaj mikpritësit.

Kombëtarja e Kosovës di të bëj mrekulli dhe të dëshmojnë cilësi në futboll. Natyrisht, presim fitore.

Sonte, zemra po ashtu na rrah me shqiponjat kuq e zi në Air Albania, ku futbollistët tanë do ta rikonfirmojnë kualifikimin në evropian me një fitore bindëse ndaj Çekisë.

Edhe në futboll, ky shekull është yni. Duam fitoreeeee!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat