Prapaskenat përtej valleve, analisti: Lëvizja e bujshme e Vuçiqit që nuk e përmend askush

Lajme

Prapaskenat përtej valleve, analisti: Lëvizja e bujshme e Vuçiqit që nuk e përmend askush

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 06:16
Aleksandar Vuçiq

Analisti Ervis Iljazaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se samiti i procesit të Berlinit i mbajtur sot në Tiranë ka dështuar në një nga objektivat e tij, që është sheshimi i mosmarrëveshjeve mes vendeve të rajonit.

Sipas tij, lajmi i këtij samiti është mungesa e Vuçiç dhe prezenca e tij në Kinë, ndërsa ajo që nuk u pa ishte mungesa e një adresimi konkret për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mua lajmi i këtij samiti, që është një vlerësim për Shqipërinë si vendi më stabël i rajonit për momentin, është mungesa e Vuçiç dhe prezenca e tij në samitin në Kinë. Do doja që sot të adresohej më shumë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që mungoi ishte adresimi i konflikti, pati disa deklarata, por nuk u adresua, madje nuk u arrit asnjë takim i Kurtit me përfaqësuesen e Serbisë. Në këtë aspekt ky samit ka dështuar”, tha Iljazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat