Sheshel tregon “fytyrën e vërtetë”, thotë se Scholz meritoi shtrirjen për tokë në Izrael për shkak të ultimatumeve ndaj Serbisë

Lajme

Sheshel tregon “fytyrën e vërtetë”, thotë se Scholz meritoi shtrirjen për tokë në Izrael për shkak të ultimatumeve ndaj Serbisë

Nga: F. B. Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:11
Sheshel

Mediet e shumta ndërkombëtare vazhdojnë të përflasin dhe komentojnë situatën, kur kancelari Olaf Scholz dhe shoqëruesit i detyruan të shtrihen për tokë nga shkaku i rrezikut të raketave gjatë qëndrimit në Izrael, ndërsa lideri radikal Sheshel komentoi se ishte skenë e mirë dhe ai e miron për shkak sjelljes dhe ultimatumeve Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Lideri i radikalëve serbë Voislav Sheshel në një emision televiziv ka deklaruar se “kjo ishte një skenë shumë e bukur, të shihet kancelari gjerman si zhargitet për tokë” sepse aeroplani i tij u evakua në aeroportin izraelit nga rreziku i sulmit me raketa.

Në konstatimin e udhëheqëses së emisionit Irina Vukotiç se mbase “kjo nuk mund të jetë skenë e mirë për askënd”, Sheshel u përgjigj se “Sholc e ka merituar këtë”.

E ka merituar për shkak politikës së vetë. Ndaj Serbisë vazhdimisht sillet me shantazhe edhe me disa ultimatume që dërgon. Më mirë të shihet ai si shtrihet se të shihen civilët ashtu”, tha radikali për TV Prva.

Sheshel ka nënvizuar se i vjen keq për viktimat nga fëmijët në të dy palët, duke barazuar ato.

“Nuk kanë dallim për mua, qoftë kur humbin jetën fëmijët izraelit apo palestinez, kjo është e dhimbshme”, tha lideri i Partisë Radikale serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat