Ky është pjesëtari i FSK-së i arrestuar për përleshjen me familjarët e tij, ndalohet për 48 orë

Lajme

Ky është pjesëtari i FSK-së i arrestuar për përleshjen me familjarët e tij, ndalohet për 48 orë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:52
Andi Rexhepi

Gazeta raportoi sot për një incident në të cilin është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili është arrestuar të enjten dhe tashmë ndodhem më Qendrën e Mbajtjes.

Në rrahje përveç pjesëtarit të FSK-së, janë përfshirë edhe tre familjarë të tij, dy prej të cilëve babai dhe vëllai. Rasti ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që i futi ata në sherr.

Por kur është pjesëtari i FSK-së që përfundoi në prangat e Policisë?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Andi Rexhepin, ndaj të cilit është nxjerrë aktvendim për ndalim policor dhe nisje të hetimeve.

Andi po dyshohet se bashkë me vëllain e tij, Bleartin dhe babain Shemsedinin, të cilët janë kapur me kushëririn e tyre, Avni Rexhepin.

Sipas informacioneve të para, gjithçka nisi pasi pjesëtari i FSK-së dyshohet se iu drejtua kushëririt me fjalët “çka po shikon” dhe aty filloi sherri në pikë të natës, ku u përfshinë edhe vëllai e babai i tij – të cilët ishin të dehur.

Posa rasti u denoncua në Polici, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, teksa për pjesëtarin e FSK-së është njoftuar ky institucion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se ishin përleshur ndërmjet vete, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat