Surliç: Kushtëzimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë me kërkesë zyrtare është trik i Kurtit për njohje de fakto e de jure të pavarësisë

Lajme

Surliç: Kushtëzimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë me kërkesë zyrtare është trik i Kurtit për njohje de fakto e de jure të pavarësisë

Nga: F. B. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 10:48
Albin Kurti

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surliç tha për “RTS” se kushtëzimi i Prishtinës për zgjedhjet e 17 dhjetorit është trik i ultë politik i Kurtit dhe ai mezi priste kjo të vendoset në tavolinë dhe të kushtëzohet me gjëra të papranueshme, qëllime këto që vënë në pikëpyetje dialogun, transmeton “Bota Sot”.

Kështu serbët në zgjedhjet serbe do votojnë vetëm në Serbi, që rezultoi pas kushtëzimit nga Prishtina, ndonëse shefi i OSBE Davenport ishte i gatshëm të mbështes ato nëse kishte pajtim

"Beogradi i ka dërguar OSBE kërkesë zyrtare për zgjedhje sikur viteve më herët, që të mbledh votat, por ajo nuk mori garanci nga Prishtina për mbajtjen e zgjedhjeve, kështu nuk do ketë zgjedhje dhe serbët duhet votojnë në komunat përreth Kosovës, Vranje, Kushumli, Rashkë, Tutin etj”, tha ai.

Deklarata e Kurtit se pa marrëveshje ndërkombëtare nuk do ketë zgjedhje, në një farë mënyre u mbështet edhe nga faktorë ndërkombëtar "Ndonëse nuk konsiderojnë diçka kontestuese votimin, ata që mbështesin pavarësinë e Kosovës shprehen se vendimin përfundimtar e merr prishtina”, tha Surliç.

Prandaj në këtë situatë Prishtina vendos kushte të papranueshme ndaj Beogradit "Kurti mezi priti të vijë në tavolinë kërkesa për zgjedhje duke e shfrytëzuar si trik të ultë politik që janë kushte të papranueshme dhe ai nuk do lejoj mbajtjen e zgjedhjeve”, ndërkohë që nga e kaluara nuk prte presion për këtë ndaj Prishtinës.

Ajo ku është fokusuar Prishtina tash është marrëveshja e normalizimit "Problem përbën kërkesa që Beogradi zyrtarisht të i drejtohet Prishtinës për mbajtje të zgjedhjeve që do ishte njohje de fakto dhe de jure e pavarësisë së Kosovës”, me çka vë në pikëpyetje edhe dialogun mendon ai.

Prishtina e di se kjo është e papranueshme për Beogradin dhe nuk është pjesë e marrëveshjeve të normalizimit me çka humb ideja e vetë normalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat