​Maqedonci: Do të vazhdojmë furnizimin me sistemet më moderne të armatimit

Lajme

​Maqedonci: Do të vazhdojmë furnizimin me sistemet më moderne të armatimit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se për tri vjet, 3.459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë shkolluar jashtë vendit.

Ai në një postim në Facebook është zotuar se do të vazhdojnë me investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së si dhe furnizimin e ushtrisë me sistemet më moderne të armatimit.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tri viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3.459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara.

Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, shkruan Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat