​Pezullohet përkohësisht shërbimi online “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”

Lajme

​Pezullohet përkohësisht shërbimi online “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka pezulluar përkohësisht funksionimin e shërbimit online “Gjej dhe ndërro qendrën e votimit”, me qëllim të përmirësimit të disa aspekteve teknike të kësaj platforme.

KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që deri më tani kishin parashtruar kërkesat për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre, se kërkesat e tyre janë pranuar dhe janë shqyrtuar.

Të gjithë aplikuesit, rreth 2.500, janë njoftuar përmes e-mail-it lidhur me statusin e kërkesës së tyre për ndërrim të qendrës së votimit.

Deri në një njoftim të ri lidhur me shërbimin online për ndërrimin e qendrës së votimit, KQZ do të vazhdojë të ofrojë këtë mundësi për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Kosovë, duke parashtruar kërkesën e tyre fizikisht në zyrat e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve (ZLKZ).

Adresat e ZLKZ për secilën komunë mund të gjenden në linkun: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat