“Ma këpute zemrën..”, familjarët me postim prekës për humbjen e Lordon Sylës nga aksidenti tragjik

Lajme

“Ma këpute zemrën..”, familjarët me postim prekës për humbjen e Lordon Sylës nga aksidenti tragjik

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Lordon Syla me babin e tij

Një ngjarje e rëndë mbrëmë tronditi tri familje shqiptare si dhe mbarë vendin. Tre të rinjtë Lordon Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj humbën jetën tragjikisht, siç dyshohet, gjatë një gare ilegale me vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Vdekjen tragjike të të rinjve tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur tre të rinjtë u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

Për këtë aksident tashmë kanë reaguar edhe disa nga familjarët e viktimave.

Familjarët e të ndjerit Lordon Syla kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e anëtarit të familjes.

“Ma këpute zemrën bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar prindi i Lordon Sylës.

Image
Lordon Syla me babin e tij

Për vdekjen e Lordonit, ka shkruar edhe vëllai i tij.

“Lord, m’ki shkatërru bre, o Lord ndryshe i patëm fjalët, s’mujta me t’rujt bre, deshtum bre dytë”, ka shkruar ai.

Tutje, familjarët kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së funeralit, ku varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Berjahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat