Kontrolloni llogaritë, sot dalin shtesat 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Lajme

Kontrolloni llogaritë, sot dalin shtesat 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje Elektronike në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.

Burime të medias bëjnë të ditur se Ministria e Financave ka procesuar sot daljen e këtyre mjeteve në llogaritë e përfituesve, fëmijëve dhe pensionistëve.

Vendimi ishte propozuar në mbledhjen e 178-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Deri më tani, Qeveria ka ndarë nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët deri në dy vjeç.

Kurti është zotuar se në të ardhmen fëmijët do të përfitojnë nga shtesat prej 50 deri 150 euro.

Pensionet në Kosovë dallojnë nga 100 deri në 265 euro, varësisht prej kontributit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat