Ia vodhën veturën në Prishtinë, mërgimtari ka një lutje për qytetarët

Lajme

Ia vodhën veturën në Prishtinë, mërgimtari ka një lutje për qytetarët

Më: 3 janar 2024 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një veturë e markës gjermane BMW është vjedhur në ditën e parë të vitit në Prishtinë.

Vetura, e cila ishte e parkuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës, i përkiste një mërgimtari dhe mbante targa britanike.

Pronari i veturës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të lajmërojnë policinë nëse e shohin veturën.

“Kjo bmw me targa angleze esht vjedhur ne periferi te Prishtines ju lutem nese e shihni te lajmroni ne ket numer 049577734 ose policinë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Rasti është denoncuar të martën edhe në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat