Policia apelon te qytetarët për kujdes të shtuar: Rrugët e mbuluara me borë dhe me ngrica

Lajme

Policia apelon te qytetarët për kujdes të shtuar: Rrugët e mbuluara me borë dhe me ngrica

Më: 16 janar 2024 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të rrugëve të mbuluara me borë dhe me ngrica.

Në njoftimin për media, policia ka apeluar për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës si dhe mbajtje të distancës mes mjeteve.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit sipas të dhënave të policisë, në Kosovë kanë ndodhur 19 aksident trafiku me të lënduar, 22 me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat