Konfiskohen afro 2 mijë euro të falsifikuara – përfshirë monedha 5 dhe 100 euro

Lajme

Konfiskohen afro 2 mijë euro të falsifikuara – përfshirë monedha 5 dhe 100 euro

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka konfiskuar 1 mijë e 731 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërkaq një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Tjetër rast ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara.

Parat në të tri rastet janë konfiskuar dhe rastet po hetohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat