Vulin kërcënon: Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe do t’i bashkohet Serbisë

Lajme

Vulin kërcënon: Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe do t’i bashkohet Serbisë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:52
Aleksandar Vulin,

Ish-drejtori i BIA-s serbe dhe njeriu që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksandar Vulin, ka insinuuar sërish duke thënë se entiteti i Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Republika Srpska do t’i bashkohet shumë shpejtë shtetit të Serbisë, deklaroi themeluesi i Lëvizjes Socialiste, Vulin.

Ky i fundit tha se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në Bosnje, raporton N1.

“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha ai.

Më pas, ai kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe prezantoi pikëpamjet për ngjarjet e asaj kohe.

“Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.

Ndryshe, Vulin edhe në të kaluarën ka bërë kërcënime të ngjashme dhe retorikë patriotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat