Rasti i rëndë për familjen Hoxha: Ky është burri që u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Lajme

Rasti i rëndë për familjen Hoxha: Ky është burri që u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 20:41
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në fshatin Cërrnicë në Gjilan, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Siç mëson Gazeta viktima është Vaedin Hoxha, 60-vjeçar.

60-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, teksa rasti është denoncuar menjëherë nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore në zemër.

Pasi njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Gjilan dhe ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat