Vuçiq rreth takimit me Mishel thotë se kërkohet zgjidhje rreth dinarit, ndërkohë që pret që Evropa t’i ofrojë Serbisë diçka

Lajme

Vuçiq rreth takimit me Mishel thotë se kërkohet zgjidhje rreth dinarit, ndërkohë që pret që Evropa t’i ofrojë Serbisë diçka

Nga: F.B. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:13
Foto nga studio

Presidenti i Serbisë Vuçiç përsëri ka fol për opinionin serb, ku përmendi situatën aktuale, zgjedhjet, projekte dhe zhvillimin ekonomik, por edhe situatën në Kosovë pas vendimit për suspendimit e pagesave me dinarë, ku tha se Sharl Mishel i ka thënë se po kërkohet zgjidhje rreth dinarit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiç deklaroi se gjatë bisedës Mishel i kishte thënë se Brukseli është duke kërkuar zgjidhje rreth çështjes së dinarit serb.

Ndërkohë lidhur me Kosovën, ai nuk ka dhënë shumë detaje ndërkohë që ka theksuar se “me Mishel kishim biseda të rëndësishme rreth Kosovës”.

"Evropa duhet të shikoj interesat e veta strategjike dhe të i ofroj Serbisë diçka” tha ai, pa shpjeguar se çka mund të i ofrohet.

E informova zyrtarin lartë evropian se duhet të kërkohet zgjidhje rreth vendimit për suspendimin e dinarit, duke nënvizuar se “njerëzit në Kosovë, duhet të sigurojnë pagat e veta”.

“presim ftesën që dikush të shkoj në Bruksel, por nuk dimë çka të bisedohet, sepse Kurti nuk do të bisedoj rreth asociacionit, mban dinarin dhe nuk ka asnjë suspendim, pasi vazhdon të ketë mbështetjen e faktorëve të caktuar të fuqishëm” tha Vuçiç.

Por sipas tij “diçka duhet të zgjidhet në ditët që vijnë, pasi serbët në Kosovë duhet të marrin pagat e veta”, tha ai.

Vuçiç ka përsëritur se “Serbia nuk mund të përmbush pranimin që Kosova të pranohet në institucionet ndërkombëtare”, gjë që është një nga obligimet që qëndron në marrëveshjen e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat