I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor takohet me Vuçiqin, flasin edhe për Kosovën

Lajme

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor takohet me Vuçiqin, flasin edhe për Kosovën

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 10:22
Manuel Sarazzin është takuar me Aleksandar Vuçiqin

I dërguari special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilët të tjera kanë biseduar për takimin e ardhshëm në Bruksel, situatën në Kosovë dhe integrimin evropian të Serbisë.

“Takim i mirë me Manuel Sarazzin. Diskutuam për një spektër të gjerë temash, nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare deri te takimet e ardhshme në Bruksel dhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq ka shtuar se me Sarazzin ka shkëmbyer mendime për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në këtë rrugë.

Ai ka përfunduar se ishte “veçanërisht i kënaqur që i prezantoi Sarazzin-it vizionin e Serbisë moderne dhe projektet e shumta në të cilat Serbia është duke punuar, veçanërisht si pjesë e organizimit të Expo 2027”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat